INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Dikur më tallnin për erën e djersës'! Blogerja e njohur shqiptare bën deklaratën e papritur [VIDEO]

'Dikur më tallnin për erën e djersës'! Blogerja e njohur shqiptare bën deklaratën e papritur [VIDEO]

Publikuar më: 11:40 10-02-2019

Ndërkohë që blogeret e huaja por dhe ato shqiptare i shohim gjtihmonë mjaft të kururara, mendojmë se gjithmonë kanë qenë kështu dhe me këtë sens stili që kan sot.

Por, mesaduket nuk ndodh gjtihmonë kështu.

Një prej blogereve më të njohura shqiptare, ergeis Gjergjani, e cila gjithashtu ka dhe një sipërmarrje private në Shtetet e Bashkuara, së fundmi ka folur për fillimet e vështira në Amerikë dhe ka rikujtuar një episod

jo dhe aq të këndshëm që duket se ka lënë gjurmë në jetën e saj.

Egreis ka folur hapur për problemin që ajo ka pasur dikur me erën e djersës, një hap mjaft i guximshëm nga blogerja dhe një xhest i rrallë nga njerëzit e famshëm sot.

Për këtë blogerja ka fajësuar ndryshimet e kulturave nga ajo shqiptare, tek ajo amerikane ku përdorimi i deodorantëve asokohe ishte në masë.

Blogerja e njohur thotë se: “Nëse takoni dikë në universitet dhe vjen erë, ju duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe deodoranti nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14-15 vjeç. Kur erdha këtu, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e kuptova kur talleshin me mua. Ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të, thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”, thotë blogerja në video.

Dhe më shumë se një problem vetjak të cilin ajo e ka ndarë me të gjithë fansat virtual, njëherësh ajo ka dhënë edhe një mesazh kuptimplotë për këdo që e ka parë videon.

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881