Çfarë mund të jetë?
Beatrix dhe Enca dikur kanë qenë shumë mike. Vajzat i shihje shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës, por kjo miqësi mori fund papritur dhe shkaku nuk dihet ende as sot. Kështu, ish dy mikeshat u kthyen në rivale dhe pas prishjes së miqësisë nuk mungonin as ironitë ndaj njëra-tjetrës. Megjithatë, këtë fundjavë dy këngëtaret sapo i bashkoi diçka. Zbuluam se Enca dhe Trixa kanë një filtër të preferuar në Snapchat. Enca madje e personalizoi këtë filter duke e cilësuar si “filtri Enca””, ndërsa Beatrix shkruan: Gjejeni kush u kthye? Duke iu referuar po këtij filtri. Ato të dyja vërtetë mund ta kenë përishur miqësinë ama shijet vazhdojnë t’i kenë ende të njëjta. /intv.al/