INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur miq , sot? [FOTO]

Dikur miq , sot? [FOTO]

Publikuar më: 16:11 06-03-2017

Personazhe të famshëm që dikur kanë qenë miq, por sot nuk i flasin me gojë njëri tjetrit janë të shumtë.


Arsyet e prishjes së miqësisë janë të shumta disa zihen pasi kanë inate që prej gjimnazi , disa të tjerë mbajnë inate të ndyshme , por edhe pse nuk mund të besohet pasi këta artistë bëhen kaq miq me njëri-tjetrin, saqë vjen një ditë miqësia mund të kthehet në armiqësi krejt papritur.

Enca Haxhia dhe Noizy
Një nga prishjet e miqësive të ditëve të fundit, i cili po komentohet pafund është ai midis reperit Noizy dhe këngëtares Enca Haxhia. Ai e përjashtoi këngëtaren nga labeli “OTR”, pasi deklaratat e saj në një intervistë ju dukën mosmirënjohëse ndaj tij. Ata kanë qenë miq të mirë madje kanë realizuar edhe hite si “Bow Down” dhe “Ata nuk e din”. Edhe pse në fillim u mendua se ishte vetëm për vëmendje mediatike duket se ky lajm po rezulton i vërtetë.

1.jpg

 

Ledri Vula dhe Getoar Selimi
Dikur bashkëpunëtorë dhe miq shumë të mirë ndërsa sot Ledri Vula dhe Getoar Selimi sillen sikur të mos e kishin njohur kurrë njëri tjetrin. Sherri mes tyre nisi në vitin 2012, ku Ledri u përfshi në një luftë grushtash e shkelmash me Noizy për hir të Getoarit. Kur i erdhi radha Getoarit të tregonte të njëjtën gjë për mikun e tij, kur ky i fundit u sulmua nga Krenar Çoçaj, ish i fejuari I Dafina Zeqirit (asokohe e dashura e Ledrit) .Getoari preferoi të mos përfshihej. Ledri, i dha fund miqësisë me Getoarin 

2.jpg

Ronela Hajati – Samanta Karavello

Ishin shoqe të ngushta për shumë vite dhe papritur shoqëria e tyre mori fund. Arsyet nuk dihen. Çfarë dihet është fakti që dy mikeshat e pandara sot nuk i flasin më njëra tjetrës.

3.jpg

Beatrix Ramosaj-Enca
Dikur i shihnim bashkë gjatë gjithë kohës. Madje, dy ish mikeshat frekuentonin të njëjtin Universitet. Koha e kaluar së bashku ishte mjaft e gjatë derisa dy vajzat shkëputën marrëdhëniet. Edhe në media u fol për këtë zënkë mes vajzave, të dyja ironizonin njëra tjetrën në rrjetet social , një rast ishte kur Beatrix vendosi të postonte një foto ku përdorte shumë photoshop ku linte të nënkuptonte se e kishte me Encën.

4.jpg

 

Tuna Sejdi – Dafina Zeqiri
Thuhet se molla e sherrit ka qenë Ledri Vula, cili ka qenë në fillim i dashuri I Tuna Sejdiut dhe më pas i dashuri i Dafina Zeqirit. Përsa kohë, Ledri ishte single, Tuna vazhdonte të kishte miqësi me Dafinën. Menjëherë sapo u bë publik lajmi i lidhjes së Dafinës me Ledrin, në të njëjtën kohë u pa se artistet filluan të shmangnin njëra tjetrën.

5.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201