Olta Gixhari ditën e djeshme bëri një postim sipas të cilit makina e saj ishte gjobitur gabim nga policia bashkiake. ‘Kjo është policia e Bashkisë. Të vë gjobë edhe kur paguan me sms! Faleminderit’, ka shkruar ajo krah fotove të postuara.
Por është Olti Curii ai që e ka nxjerrë aktoren gabim. Dikur ata të dy ishin miq të ngushtë, madje edhe pushimet i kalonin bashkë. Ndërsa sot, Olti riposton statusin e saj në Facebook,duke shtruar pyetjen për komentuesit: “Olta Gixhari gjobitet pa të drejtë”? Kaq ka mjaftuar që komentues të ndryshëm të vërshojnë me komente duke i kutjuar Oltës se ka parkuar në vendin e rezervuar për invalidë.