E mbajmë mend që Greta Koçi para pak vitesh la muzikën për t’u angazhuar në politikë.
Këngëtarja u bë pjesë e garës për kreun e Forumit Rinor duke e bërë politikën pjesë të familjes Koçi. Por Greta braktisi papritur edhe garën duke dalë plotësisht nga politika për t’iu rikthyer edhe njëherë muzikës. Ndërsa motra e saj, Eni duket se nuk e honeps dot politkën. Këtë e vërteton më së miri edhe ajo që ka shkruar në Instastorie. ‘Një nga lukset e jetës së një politikani është se e shikon veten ashtu siç e shikojnë atë të tjerët. E lodhur nga politika’, shkruan Eni. /intv.al/