Oriola Marashi është kthyer sigurisht në kryefjalën e showbiz-it shqiptar, dhe jo më kot sepse gjithmonë di të bëjë zhurmë si me sensualitetin e saj po ashtu dhe me moskokëçarjen që e karakterizon.
E megjithatë mund të themi se Oriola nuk është e vetmja e famshme në familje, pasi shumë mire njohim dhe mamanë e saj, Xhoi Jakaj perms disa intervistave në televizione të ndryshme.
Dikur mamaja e Oriolës, ka qenë drejtoreshë në burgun e grave, por së fundmi ajo ka marrë një tjetër post të rëndësishëm, kësaj here në media. Jakaj është bërë administratore e përgjithshme e grupit mediatik Ora News dhe Channel One.
Nëpërmjet një postimi në Instagram Jakaj shprehet falenderuese dhe mirënjohëse ndaj atyre që i besuan këtë detyrë.
"Administratore e pergjithshme e grupit mediatik Ora News dhe Channel One Faleminderit gjithë atyre që me besuan këtë detyrë të veshtirë e njëherësh kaq fisnike! Mirënjohje pafund dhe përkushtim maksimal...", ka shkruar ajo.
Menjëherë e para që e ka uruar nuk mund të ishte kush tjetër veçse Oriola e cila ndihet mjaft krenare për arritjet e së ëmës.
"Urime mami nje ditë kam ëndërr të di sa gjysma e dijeve të tua,” ka shkruar modelja në postimin e ëmbël.