INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur një lojtar i Serie A, tashmë merret me kultivim droge dhe e pranon publikisht

Dikur një lojtar i Serie A, tashmë merret me kultivim droge dhe e pranon publikisht

Publikuar më: 17:22 26-09-2018

Në Itali ka luajtur me fanellën e Parmës, Empolit, Palermos dhe Lazios, por gjurmë ka lënë edhe me kombëtaren e tij, Australinë, sidomos në Botërorin e vitit 2006. Mark Bresciano tani jeton “pensionimin” si futbollist në shtëpinë e tij dhe ka treguar disa aspekte të jetës në një intervistë për “SBS”.

“Futbollin mundohem ta ndjek përmes televizorit, por jo më me top në këmbë. Tani kam investuar në pasuri të patundshme dhe kujdesem për rritjen e marihuanës për qëllime mjekësore. Në italisht i thonë kanabis. Ky projekt më jep nxitje për jetën. Ngrihem herët çdo ditë, puna që bëj më gëzon”.

Bresciano pastaj tregon lojtarin më të mirë, me të cilin ka luajtur: “Për fat të keq, ne nuk kemi luajtur shumë së bashku, por them Fabio Cannavaro. Ai ishte gjithmonë me “një mijë në orë”. Stërvitej përditë me të njëjtin intensitet, me të cilin do të përgatitej për një finale të Kupës së Botës”.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438