Një vit më parë kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj filluan një konflikt mes tyre, si rrjedhojë e të cilit ndaluan së ndjekuri njëra-tjetrën dhe në rrjete sociale, ku dikur bënin namin me fotot e tyre.
Siç u tha në media të ndryshme, arsyeja e konfliktit mes tyre, ishte shoku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri Ariel. Sipas tyre, Beatrix i kishte kërkuar Arielit që ta ndihmonte me karrierën në Amerikë dhe Anxhelinës nuk i kishte pëlqyer kjo për shkak të xhelozisë. Por tashmë këto thashetheme janë lënë pas dhe vajzat tashmë po shihen shumë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj ndodhen në Francë aty ku duket se po e shijojnë në maksimum udhëtimin së bashku.
Mbrëmjen e kaluar, vajzat kanë shkuar në një festë me rastin e Halloween-it, të mbajtur në një ndër hotelet më luksoze të Parisit, ku është vënë re se mes shumë personazheve kanë qenë edhe dy futbollistët e njohur Neymar dhe Mbappe.
Me këtë rast vajzat kanë përfituar edhe për të bërë një pozë dhe PO janë ata.