Reperi i njohur Arkimed Lushaj, ose Stresi së fundmi ka mbështetur reperin Rigels Rajkun të njohur si Noizy. Reperat kanë qenë rivalë për një periudhë të gjatë por veprimi i fundit i Stresit tregon se tashmë mbështesin projektet e njëri-tjetrit.
Stresi ka publikuar në rrjete sociale një fotografi të profilit të Noizyt në Instagramin e tij, duke i promovuar një event. Reperi iu ka kërkuar ndjekësve të regjistrohen dhe ta ndjekin. Ndërkohë Noizy e ka shpërndarë postimin e Stresit në profilin e tij.
Reperi Stresi dhe Noizy vendosën ta “falnin” njëri-tjetrin në Mars të vitit që lamë pas. Dyshja i lënë pas mëritë mes tyre, ku Noizy u shpreh se nëse s’do jenë shokë, të paktën të mos jenë armiq.