INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, sot del kundër Ronela Hajatit: “Kjo nuk është …”

Dikur përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, sot del kundër Ronela Hajatit: “Kjo nuk është …”

Publikuar më: 14:28 01-01-2022

Hersi Matmuja përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2014 në Danimarkë, me këngën “Zemërimi i një nate”, por pa arritur të kualifikohet në finale.

Kjo e fundit ka ironizuar në Facebook, Ronela Hajatin për këngën e saj.

“Ku është kënga?”, ka pyetur ajo, ndërsa ka marrë komente të shumta nga miqtë e saj në Facebook.

Ajo i është përgjigjur gjithashtu edhe një komentuesi, duke thënë se përpiqet ta kuptojë këngën “Sekret”, por që nuk e gjen kuptimin e saj.

“Jam dakort që ka këngë më të mira Ronela. Nuk më pëlqen të flas negativisht por të betohem që po mundohem me dëshirën e mirë për ta kuptuar por si mendim profesional kjo nuk është këngë. Nuk e kuptoj dot nga fillon e nga mbaron. Teksti nuk ekziston, janë fjale të futura aty pa sens. Por unë asaj si vajzë i uroj suksese, profesionalisht kam shumë rezerva”, ka shkruar Hersi.

Article Logic
Execution time: 0.0062229633331299