Vite më parë stilisti i famshëm, Niko Komani dhe këngëtarja shqiptare Elvana Gjata kanë patur një bashkëpunim mjaftë të mirë por më pas patën disa keqkuptime dhe në atë kohë u bë shumë i madh madje përfunduan edhe në gjykatë.
Por si duket dyshja kanë rregulluar çdo gjë dhe nuk ka më hatërmbetje mes tyre. Këtë e vërtetoi edhe mbështetja që tregoi Niko ndaj këngëtares. Ai madje ri-postoi këngën ‘Off Guard’ të Gjatës në ‘insta story’ si dhe ka lënë edhe një koment Elvanës në postimin e saj në Instagram, një ikonë ‘emoji’ me sytë me zemra./intv.al/