Prodhues dhe shitës kokaine, kjo është vepra penale që dy personat kanë ushtruar në të shkuarën e tyre, kapen sërish me kokainë, policia merr masa.
Altin Dajçi dhe pasagjeri që ndodhej me të Rades Musa, janë arrestuar nga policia pasi u është gjetur një sasi prej 4.6 gramë kokainë e ndarë në qese të vogla. Personat dyshohen se po fillonin sërish aktivitetin e tyre kriminal, “shpërndarje droge”.
Policia e ka bërë shumë lehtë arrestimin e tyre pasi personat në fjalë ishin në mbikëqyrje nga policia. Ata janë kapur me një makinë të tipit “benz”, në rrugën e Barrikadave. Policia menjëherë pas ndalimit të tyre ka bërë kontrollet e nevojshme dhe ka gjetur lëndën narkotike.
Personat janë shoqëruar në komisariat ku pritet të bëhen verifikimet e nevojshme.