INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur s'lanë gjë pa thënë, Andi dhe Melisa rikthehen në Përputhen dhe zbulojnë “sekretet” e lidhjes së tyre!

Dikur s'lanë gjë pa thënë, Andi dhe Melisa rikthehen në Përputhen dhe zbulojnë “sekretet” e lidhjes së tyre!

Publikuar më: 14:31 03-01-2022

Përputhen Prime" u transmetua mbreme, duke vijuar ciklin e netëve festive të Top Channel. Mbrëmja nisi me një vallëzim të Bora Zemanit dhe Arjan Konomit. Menjëherë pas kësaj, në studio u ftuan Melisa Lleshi dhe Andi Shehi, çifti i vetëm nga edicioni i kaluar, ashtu siç vetë autorja kishte paralajmëruar në rrjetet sociale.

Ata zgjodhën të bënin vetëm urime, e jo të ktheheshin tek debatet e akuzat që ata vetë bënë kundrejt produksionit, apo akuzat e gjithë publikut ndaj tyre!

Të dy ata ndoqën një klip me momentet e tyre më të bukura në “Për’puthen”, ndonëse nga aty nuk dolën çift. Andi tha se kjo eksperiencë iu vlen të gjithëve, dhe komentet e polemikat vijnë si e keqja pas gjithë kësaj aventure.

Megjithatë, ata iu dhanë një mesazh konkurrentëve të këtij edicioni, duke i treguar se nuk duhet të ndikohen nga opinionet dhe komentet e njerëzve.

Andi tregoi se gjëja që do donte të ndryshonte nëse do të mundej, tha shkurt: “Vajza që kam në krah”, megjithatë shtoi se i ka lënë të gjitha pas.

Dyshja treguan sesi shkon marrëdhënia e tyre sot, dhe zbuluan se bashkëjetojnë tanimë, prej disa muajsh.

Megjithatë, në një përballje, treguan edhe detaje të tjera, nga gatimi, punët e shtëpisë tek xhelozia e zënkat e përditshme.

Por gjithsesi treguan se dashuria është më e rëndësishme se gjithçka!

Ata e mbyllën me një kërcim shumë romantik, ku nuk munguan as puthjet.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883