IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Dikur shokë për kokë, por sot nuk flasin më! Ja çfarë i bëri bashkë sërish Gentin dhe Julin, ngjitur me njëri-tjetrin [FOTO]

Dikur shokë për kokë, por sot nuk flasin më! Ja çfarë i bëri bashkë sërish Gentin dhe Julin, ngjitur me njëri-tjetrin [FOTO]

Publikuar më: 22:04 12-07-2018

Në një intervistë të fundit Gent Zenelaj rrëfeu për herë të parë arsyen se përse nuk flet sot me ish mikun e tij Julian Deda. Sipas Gentit në momentin që ai është larguar nga Apartamenti 2xL në Vizion Plus është dhënë një urdhër që aktorët të mos i flasin më Gentit dhe gjithashtu ky i fundit u shpreh mirë se nuk është ndjerë mirë nga disa statuse të Julit në Facebook.

Ndërkohë Juli i cili nuk pati asnjë reagim deri tani ka rrëfyer në emisionin Rreze Dielli në Report Tv se as ai vetë nuk e di arsyen pse Gentian Zenelaj nuk i flet më. Mirëpo ata janë parë pranë njëri-tjetrin në protestën për mos shembjen e Teatrit.

Edhe pse nuk flasin prej kohësh janë parë pranë njëri-tjetrit në sheshin"Dëshmorët e kombit". Siç shihet në foton e mëposhtme, të dy aktorët shqiptarë kanë protestuar kundër shembjes së Teatrit.

PRT.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030760765075684