Dikur kishin shkëndija dashuria dhe ishin një nga çiftet më simpatikë, mirëpo asokohe Dua Lipa nuk ishte kaq e famshme.
Ndoshta Ledri nuk e kishte marrë edhe aq seriozisht talentin e Duas e cila tashmë është një nga yjet e muzikës botërore, ama siç duket kanë mbetur shokë.
Për 10-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Ledri Vula publikoi një këngë të re e cila erdhi si surprizë për fansat e tij.
Këngëtari langoi projektin “I vogël” , një këngë e tekst krejt ndryshe nga ato të cilat ishim mësuar ta dëgjonim këngëtarin. Pikërisht në këtë këngë, është këngëtarja Dua Lipa ajo që i ka dhënë një like Ledrit në postimin ë tij në Instagram, ku jep lajmin për publikimin e këngës.
Përse t’i ketë bërë “like” vallë? Se është këngë që lidhet me 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, apo për të na treguar se gëzojnë ende një marrëdhënie të mirë.