Tashmë dihet që vite më parë Ronela Hajati dhe Stine kanë patur jo vetëm bashkëpunim në muzikë, por edhe lidhje.
Nuk e dimë çfarë e solli ftohjen e marrëdhënies së tyre, madje dhe ndarjen, por sot pas kaq vitesh dy ish-at do të ndajnë skenën bashkë.
Kjo ka tërhequr mjaft vëmendje pasi deri tani këngëtarja këndonte vetëm me Young Zerkan nëpër koncerte. Megjithatë, Ronela dhe Stine në fundjavë do të performojnë në një nga culbet e kryeqytetit.