INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Louis Tomlinson, një baba i dëshpëruar: Nuk e lejojnë të shikojë djalin!

Louis Tomlinson, një baba i dëshpëruar: Nuk e lejojnë të shikojë djalin!

Publikuar më: 13:01 26-02-2016

Dukej se gjithçka po shkonte mirë për babin e ri, Louis Tomlinson.

Por ja që raportimet e TMZ bëjnë të ditur se në fakt gjërat po shkojnë për poshtë. Sipas këtyre të fundit Louis ndodhet në një betejë serioze me avokatë në lidhje me kujdestarinë e djali të tij. Kjo për shkak se ish e dashura, Briana Jungwirth, po përdor Freddie Reign 1-muajsh, për t'i zhvatur atij sa më shumë para. Një kthesë e çuditshme kjo duke pasur parasysh se para pak kohësh Louis i bleu Briana-s një shtëpi me 3 dhoma gjumi në lagjen Calabasas të Los Angeles-it, ndërkohë që për veten mori me qera një shtëpi ngjitur me vlerën e 21 milionë dollarëve. Tashmë anëtari i One Direction po lufton për të marrë disa të drejta mbi djalin e tij, përfshirë këtu edhe atë për ta parë!

 

Article Logic
Execution time: 0.0040311813354492