INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikush po fiton në kurriz të Kanye dhe Wiz

Dikush po fiton në kurriz të Kanye dhe Wiz

Publikuar më: 13:13 29-01-2016

Si të fitoni miliona? Fare e thjeshtë!

Pesë djem të zgjuar kanë menduar të kthejnë "luftën" e postimeve në Twitter të Kanye West dhe wiz Khalifa-s në një trend të ri veshjesh. "We Own Your Kids" quhet kompania e cila postimet e shumta të Kanye-s, i ka kthyer në stampime bluzash. Sipas raportimeve te TMZ, prodhimi i tyre ka nisur vetëm pak orë pasi kishte filluar "lufta" në Twitter, dhe brenda 24 orëve janë shitur 80% e bluzave të stampuara. Sa i përket çmimit të tyre ai varion nga 24 dollarë e sipër, që me pak përllogaritje të vogla rezulton një tufë me para. Nuk dihet ende nëse kompania do të përdorë edhe përgjigjet e drejtpërdrejta dhe transparente në Twitter të Amber Rose, por nëse kjo ndodh, është e sigurt që shitjet do të kalojnë çdo parashikim!

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766