Së fundmi, një ndër artistët më të suksesshëm, Flori Mumajesi ka qenë në qendër të mediave rozë për deklaratat në lidhje me jetën private, por jo vetëm.
Sukseset e kantautorit të fashmëm në karrierën e tij në muzikore janë të shumta, por për marrëdhëniet personale pasi u përfol për një sërë lidhjesh me vajza të njohura të showbiz-it, gjithçka është rrethuar me aludime dhe dyshime të shumta. Pak orë më parë, Flori arriti t’i bëjë të gjithë të dyshojnë se diçka po ndodh me të. “Tek i njëjti vend, por pa ty”,-shkroi ai në një video të turbullt në një bar të Tiranës.
Kush të jetë vallë personi që i mungon kaq shumë?