Taylor Swift duket se i ka hyrë telasheve të mëdha me betejën e saj kundër Kanye West dhe Kim Kardashian.
E themi këtë pasi orët e fundit faqja zyrtare e këngëtares në Wikipedia është hackuar. Dikush me një sens të theksuar humori ka sulmuar Taylor duke e cilësuar në biografinë e saj si "nepërkë helmuese" apo akoma edhe më keq duke i vënë asaj nofkën "Regina George", personazhi famëkeq i filmit "Mean Girls". Por "shakaja" nuk ka mbaruar me kaq pasi në një sektor tjetër të faqes, ishin shkruar fjalët "e zvarritur në varr nga një femër e suksesshme si Kim Kardashian". Menjëherë editorët e Wikipedias kanë marrë në dorë situatën, ndonëse provat gjenden kudo online!