Si një ndër programet e humorit më të ndjekur në vend, diskutimet rreth “Portokalli” marrin vëmendjen online. I ftuar në programin “Një kat më lart” me Ermal Peçi, Gazmend Paja foli edhe për debatet që shoqëruan spektaklin e humorit këtë sezon.
“Gjithmonë ka patur debate punë. Kur njerëzit tentojnë të ngjisin shkallë, mendojnë ndryshe. Nuk kanë gjetur fjalën dhe kaq. Siç ka dhe njerëz që kanë dashur të shkëputen, të marrin një pauze. Dikush zgjohet dhe bën kërkesa, por jo të gjitha plotësohen” – tha Gazi në program.
Por a ka tension në rradhët e tyre, si është klima në spektakel? Gazi tregon se ekipi është në harmoni me njeri-tjetrin, nuk ka asnjë klime tensioni. Në këtë linjë bisede aktori nuk heziton të ndaj edhe simpatine e tij ndaj personazheve të tjera në spektakël si p.sh Kimikati.
A ka sot për sot, “Portokallia” konkurent? Gazi nuk mendohet dy herë, jo!
Ndiqni të plotë intervistën me Gaz Paja në videon e mëposhtme.