INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dilemat e dietologëve

Dilemat e dietologëve

Publikuar më: 09:51 18-03-2016

Nga avokadoja, tek vaji i kokosit apo e verdha e vezës, ekspertët këshillojnë 10 ushqime të yndyrshme që duhen konsumuar sipas tyre, me qëllim shpejtimin e metabolizmit e për rrjedhojë, dobësimin.

Edhe pse deri tani i është mëshuar fort idesë se shmangies së yndyrnave për humbjen në peshë, studimi i fundit tregon se duhet bërë e kundërta.

Zëvendësimi i drithërave me yndyrna duket se ndihmon dhe lëkurën, flokët e përmirëson gjithashtu gjumin. Një zëvendësim të tillë u detyrua të bënte blogerja e shëndetit Annie Lawless e cila vuante nga sëmundja e celiakisë.

Për çudinë e saj, dieta që u frikësua shumë se do ta shëndoshte, pati efektin e kundërt. “Intoleranca ndaj glutenit më hapi sytë ndaj botës së mrekullueshme të yndyrës”, shprehet Lawless.

Drithërat, argumenton ajo, jo vetëm bien rëndë në sistemin tonë tretës, por mund të shkaktojnë edhe një reaksion të fortë të insulinës e të tjera reagime hormonale që promovojnë depozitimin e dhjamit.

Ndër ushqimet e tjera me vlerë që nuk duhen anashkaluar, blogerja por dhe mjaft ekspertë të fushës, rendisin salmonin e egër, vajin e ullirit, vajin e farave të lirit si dhe arrat e bajamet.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123