Nëse po mendoni të kaloni nga autostrada Tiranë-Durrës duhet të dini se ditën e sotme është bllokuar segmenti Shkozet-Durrës.
Bllokimi ka nisur nga ora 06:00 dhe pritet të mbyllet në orën 22:00 të darkës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar shpjegon se pas përfundimit të rrugës punimet do zhvendosen nga krahu tjetër i rrugës, Durrës-Tiranë.
Punimet në këtë autostradë pritët të përfundojnë në fund të muajit qershor.
ARRSH ka njoftuar se rikonstrukturimi i rrugëve do nisë në të gjitha rrugët e vendit.