Moti i kthjellët, do të mbizotërojë vendin tonë sot. Meterologët parashikojnë një mot me diell përjashtuar vranësira të përkohshme në zonat verilindore dhe juglindore. Ndërkohë pasditja paraqitet me mot të kthjellët thuajse në të gjithë vendin, por sërish pjesa veri dhe verilindore e vendit do të ketë vranësira kalimtare. Moti kryesisht i kthjellët do të regjistrohet edhe gjatë natës. Por edhe pse moti është i kthjellët temperaturat do të zbresin me disa gradë prandaj përgatituni. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 3- 4°C gjatë mëngjesit por një rënie e lehtë parashikohet të ndodhë gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor dhe Lindor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim të ulët.