INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dimitrov: Me Kotzias arritëm atë që konsiderohej e pamundur

Dimitrov: Me Kotzias arritëm atë që konsiderohej e pamundur

Publikuar më: 11:35 18-10-2018

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka reaguar pas dorëheqjes së Nikos Kotzias. Dimitrov është shprehur se me Kotzias arritën të realizojnë diçka që në 27 vitet e mëparshme konsiderohej e pamundur.
“Të udhëhequr nga kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme Kotzias kishte muaj intensiv të komunikimit, u bëmë miq të vërtetë dhe për një vit kemi arritur të bëjmë diçka që në 27 vitet e mëparshme ishte konsideruar si e pamundur.Kemi afruar dy vendet tona dhe arritëm Marrëveshjen historike të Prespës, ndërtuam urë miqësie dhe dëshmuam se rajoni ynë mund të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe mund të krijojë ardhmëri.
Nikos, nga zemra të dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në sfidat e ardhshme. Nga ana jonë, ne do të vazhdojmë me një angazhim të fuqishëm për të përfunduar zgjidhjen historike, së bashku me forcat e tjera progresive dhe demokratike në Shkup dhe Athinë.” tha Nikolla Dimitrov.
Ministri i Jashtëm grek dha dorëheqjen ditën e djeshme dhe postin e tij e mori kryeministri i vendit Tsipras. Arsyeja e dorëheqjes lidhet me qëndrimin e kryeministrit Tsipras pas përplasjes së Kotzias me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos të martën, gjatë mbledhjes së qeverisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022730827331543