INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dimitrov: Rruga për BE dhe NATO çon vetëm përmes marrëveshjes së emrit, nuk ka plan B

Dimitrov: Rruga për BE dhe NATO çon vetëm përmes marrëveshjes së emrit, nuk ka plan B

Publikuar më: 15:40 25-09-2018

Kur duhen vetëm pak ditë nga mbajtja e referendumit për çështjen e emrit, shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov, gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se marrëveshja nuk mund të hyjë në fuqi nëse Greqia në Parlamentin e saj nuk i ratifikon protokollet për anëtarësimin në NATO. Ai tha se amendamentet kushtetuese që duhet të miratohen pas referendumit do t'i formulojë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me shumicën e dy të tretave me debat publik.
‘’Mjaft, u poqëm si shoqëri që të përballemi me realitetin. Rruga drejt BE-së dhe NATO-s çon përmes marrëveshjes me Greqinë për emrin, dhe i tillë është realiteti. Të gjithë liderët, duke filluar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deri te kancelarja gjermane Angela Merkel treguan se nuk ka plan B që të ulemi në atë tryezë dhe të gjithë që tashmë ulen, duan të na shohin atje. Nëse nuk ndodh ajo marrëveshje, nuk do të hyjë në fuqi".
Ndërkohë referendumin për marrëveshjen me Greqinë për emrin, i cili do të mbahet në 30 shtator, do ta ndjekin 383 vëzhgues vendorë dhe 286 të huaj. Për ndjekjen e referendumit janë të akredituar edhe 47 gazetarë të mediave ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0036277770996094