INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dimri godet Azinë, 85 viktima nga i ftohti

Dimri godet Azinë, 85 viktima nga i ftohti

Publikuar më: 19:05 25-01-2016

Të paktën 85 persona kanë humbur jetën në Tajvan, si pasojë e një fronti të acartë që është përplasur mbi Azinë lindore. Temperaturat e ulëta kanë bllokuar gati 60.000 turistë në Korenë e Jugut.

Mediat vendase raportojnë se pjesa dërrmuese e vdekjeve ishte pasojë e hipotermisë dhe problemeve kardiake. Si rrallë ndonjëherë, dëbora e rënë në Taipei zbardhi krejtësisht majat e maleve Jangming dhe Taiping.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, autoritetet u detyruan që të mbyllnin aeroportin e ishullit korean të Jejut, mjaft të frekuentuar nga turistët, ku u anuluan të gjitha fluturimet. I ftohti ka mbërthyer edhe Hong-Kongun, jugun e Kinës dhe Japoninë.

Sipas mediave vendase, të pazakonta ishin reshjet e dëborës për provincat kineze Guangzhou dhe Shenzhen, ndersa ishulli japonez i Okinavës pa për herë të parë në historinë e tij borë të shkrirë.

Ditën e diel dhe paraditen e sotme janë anuluar më shumë se 600 fluturime të brendshme në Japoni. Të paktën 5 janë viktimat në këtë vend nga moti i keq e mbi 100 të plagosur. Zhiva e termometrit është ulur ndjeshëm edhe në disa pjesë të Azisë juglindore, përfshirë Vietnamin dhe Tajlandën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035548210144043