INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dimri i acartë ''godet'' Europën, pasojat…

Dimri i acartë ''godet'' Europën, pasojat…

Publikuar më: 14:24 05-01-2019

Dimri i ashpër ka “mbërthyer” dhe vendet e tjera europiane. Ndër më të goditurat është Polonia, ku dhjetra zona të thella janë izoluar. Ndërsa në Greqi problem solli një stuhi që u quajt Sofia, e cila zbardhi veriun e vendit fqinj dhe forcoi ngricat. Moti i keq ka përfshirë dhe një sërë rajonesh të Italisë. Abbruzzo u zgjua e mbuluar nga dëbora pas stuhisë dimërore që u përplas mbi të gjatë natës duke nxitur përgatitjen e një plani për emergjenca të mundshme. Njerëzit ankohen së borëpastrueset janë dërguar vetëm në rrugët kryesore, ndërkohë që shumë zona të tjera mbeten të mbuluara nga bora.

Që prej orëve të para të mëngjesit, nëpër rrugë po hidhet kripë. Komuna e Akuilës ka hapur një qendër operative e ka vendosur dhe një numër të gjelbër në dispozicion të personave që gjenden në vështirësi. Banorët janë qetësuar disi nga parashikimet e metereologëve, sipas të cilëve nga dita e ujit të bekuar, temperaturat do të nisin të rriten. Shërbimi metereologjik i BBC-së paralajmëroi më herët për reshje të dendura dëbore pas një fronti arktik që do të pushtojë pjesë të kontinentin e vjetër. Ngricat sipas tij do t`i ndienin më fort disa pjesë të Gjermanisë, Zvicrës e Austrisë, por dëbora nuk do të kursejë as Greqinë e Turqinë, ndërsa erërat e forta me drejtim veri-lindjen duket kanë në rrugën e tyre edhe Ballkanin.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043