INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dimri tregon ''forcën'' e të ftohtit! Njihuni me surprizat e motit për nesër!

Dimri tregon ''forcën'' e të ftohtit! Njihuni me surprizat e motit për nesër!

Publikuar më: 23:18 18-12-2018

Reshjet e shiut e të dëborës i lanë vendin kthjellimeve pasdites së sotme. Për ditën e nesërme Shërbimi Meteorologjik parashikon mot të kthjellët e vranësira kalimtare në zonat malore, si dhe mjegull lokale e të përkohshme pranë sipërfaqeve ujore.

Era e lehtë do të ketë drejtim Juglindje-Verilindje, ndërsa përgjatë vijës bregdetare deri në orët e paradites herë herë era do të jetë e vrullshme. Ky përmirësim i motit do të pasohet nga rënie e temperaturave minimale, të cilat do të bëhen shkak për ngrica në akset rrugore përgjatë zonave malore e kodrinore.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -4° deri 6°C

në zonat e ulta -1° deri 14°C

në zonat bregedetare 3° deri 15°C

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264