Lindsay Lohan nuk është një femër shtatzënë pijanece e papërgjegjshme, por thjesht një gënjeshtare e lindur.
Sipas një deklarate të mamasë së saj Dina Lohan për TMZ, asnjë nga lajmet rreth shtatzanisë të së bijës nuk është i vërtetë. Në fakt e vërteta është se e gjitha ishte një farsë e artistes për t'u hakmarrë ndaj të fejuarit të saj Egor Tarabasov, pasi mori vesh se ky i fundit e kishte tradhëtuar me një vajzë ruse. Dina ka theksuar se momentalisht Lindsay po përpiqet të shijojë ca kohë vetëm, ndonëse ende ekziston mundësia që ajo të kthehet sërish me manjatin rus sikundër fejesa është ende e vlefshme!