INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dior zgjedh mashkullin ideal për veshjet e saj

Dior zgjedh mashkullin ideal për veshjet e saj

Publikuar më: 11:13 26-02-2016

Pas shumë personazheve të njohur femra, më në fund një mashkull është bërë imazh i linjës së veshjeve të Dior.

Dhe jo një mashkull dosido por ylli i filmava "Twilight", Robert Pationson. Në dy foto të publikuara online nga seti fotografik i realizuar nga i madhi Karl Lagerfeld, 29-vjeçari shfaqet duke pozuar në bardhë e zi i veshur chic me këmishë, kollare dhe pardesy në njërën foto, ndërsa në tjetrën i veshur më casual me xhinse, këmishë me kuadrate dhe syze stil aviatori. Pattinson, i cili është i fejuar me artisten FKA Twigs, ka një histori të gjatë me shtëpinë franceze të modës, duke qenë se në vitin 2012 ishte protagonist kryesor i fushatës publicitare të parfumit Dior Homme. Kujtojmë që deri më tani personazhet të cilat kanë përfaqësuar veshjet e Dior, janë Jennifer Lawrence, Natalie Portman dhe Rihanna! 

Article Logic
Execution time: 0.0041661262512207