Tashmë politika ka nisur të jetë shumë e butë dhe liderët kanë nisur të tregojnë edhe pasionet e tyre.
Në një klimë tepër miqësore dhe të shoqëruar me “buzëqeshje bilaterale”, Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jiping, kanë bashkuar forcat dhe kanë treguar aftësitë e tyre të gatimit.
Putin ftoi homologun kinezi që të provonte një pjatë tradicionale ruse teksa ai vizitoi qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok, ku po zhvillohet një forum ekonomik ndërkombëtar.
Ata të dy “garuan” duke gatuar secili petulla ruse të quajtura “blin”, që i shoqëruan me havjar, përqafim miqësor dhe vodka.
Të dy udhëheqësit pastaj konsumuan gatimet e tyre, ndërsa para kishin një shishe vodka.