INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diplomacia serbe diagnostikon Europën:

Diplomacia serbe diagnostikon Europën: "Vuan nga një sëmundje e rëndë, është shurdhër dhe memece”

Publikuar më: 10:58 25-04-2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç sulmon ashpër Bashkimin Europian, e shkak për këtë duket se është përkrahja që i jepet Kosovës . "BE është duke vuajtur nga një sëmundje serioze, është e shurdhër dhe memecë kur bëhet fjalë për Serbinë. Ndoshta sëmundja është e shërueshme, por duhet punuar për ta shëruar", tha Daçiç për televizionin serb ‘Pink TV’. Shefi i diplomacisë serbe reagoi për deklaratën e Blerim Shalës, këshilltarit të Hashim Thaçit, i cili tha se formimi i asociacionit të komunave me shumicë Serbe mund të formohej vetëm pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore. Por Daçiç tha se Shala ishte i pranishëm kur u nënshkrua marrëveshja e Brukselit dhe se ai e dinte se ajo nuk ishte kusht për formimin e ZSO. Daçiç gjithashtu përkujtoi se Serbia bëri kompromise të shumta, të cilat integruan (serbët) në institucionet e Prishtinës, morën pjesë në zgjedhje dhe në qeveri, por theksuan se Prishtina nuk e ka përmbushur detyrimin e saj dhe ka formuar ZSO. Po kështu Daçiç komentoi edhe masën e marrë nga Kroacia për të ndaluar Ministrin serb të Mbrojtjes Aleksandër Vulin që të hynte në vend . Ai tha se Serbia do të marrë masa reciproke në përgjigje të vendimit të Kroacisë. "Kur vjen puna te Vulin, nuk mendoj se serbët do të pranojnë një qëndrim të tillë nga Kroacia, ne do të ndërmarrim masa reciproke, që do të thotë se Serbia do të bëjë të njëjtën lëvizje dhe do ta diskutojmë atë në sesionin e ardhshëm e qeverisë serbe, "tha ai. Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç se Serbia ishte agresori, Daçiç tha se agresori i vetëm ishte Shteti i Pavarur Kroat. “Është gabim i Serbisë, se asnjë film nuk është bërë për (kampin e vdekjes së NDH) Jasenovaç, i cili ishte një nga kampet më të egra”- tha Daçiç.

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917