INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis verifikimi për diplomatët e lidhur me ish- Sigurimin e Shtetit

Nis verifikimi për diplomatët e lidhur me ish- Sigurimin e Shtetit

Publikuar më: 09:40 20-03-2018

Nis verifikimi për lidhje të mundshme me ish-Sigurimin e Shtetit për personelit diplomatik në ambasadat shqiptare kudo në botë. Po kështu verifikimit do ti nënshtrohen edhe punonjësit e misioneve të përhershme pranë organizatave ndërkombëtare, punonjësit e misioneve të posaçme si dhe stafi i Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme. Verifikimi masiv është konfirmuar nga Autoriteti për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, organ përgjegjës për mbledhjen, ruajtjen, përpunimin, administrimin dhe përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit. Personeli diplomatik dhe administrata e MEPJ po kontrollohen nëse kanë bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me organet e ish-Sigurimit të Shteti, në veprimtari të karakterit politik. Në filtrin e Autoritetit po kalon personeli diplomatik në 50 ambasada dhe misione të përhershme të Shqipërisë në vende të ndryshme të rajonit, Evropës dhe botës, duke nisur që nga ambasadorët. Numri i personave që po verifikohen është rreth 500, duke përfshirë edhe administratën e Ministrisë së Jashtme.

Article Logic
Execution time: 0.0020871162414551