INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Direkt nga pasarela: Trendet që duhet t'i bëni tuajat tani!

Direkt nga pasarela: Trendet që duhet t'i bëni tuajat tani!

Publikuar më: 11:12 15-03-2016

Java e modës ka pak që ka mbaruar dhe stilistët këtë herë prezantuan koleksionet e tyre për vjeshtën.

Megjithatë, derisa të vijë stina e verës dhe më pas shtatori do ende shumë kohë. Kështuqë nëse iu hidhni një sy koleksioneve të tyre në pasarelë jemi të sigurt që mund të “vidhni” disa ide se si t’i stiloni veshjet tuaja këtë kohë. Ne madje do iu propozonim ato që na pëlqyen më shumë.

#1 Provoni të vishni korse


Lidheni atë sipër fustanit si tek Prada apo si tek Victoria Beckham.

 

#2  Shponi veshët!


Sa më shumë vathë aq më mirë! Merrni shembull nga Dior dhe Proenza Schouler.

 

#3 Pallto poshtë supeve


Stiloni pallton tuaj në atë mënyrë që të nxirrni supet. Balenciaga e këshillon!

 

#4 Vendosni rroba sipër rrobave


Shtresat nuk dalin kurrë nga moda, po ky kombinim i fustanit me temina sipër një golfi me jakë të gjërë nga Valentino është më IN se kurrë.

 

#5 Vendoseni çantën krahë-qafë


Këtë trend e shohim tek Prouenza Schouler dhe Prada. Gjithashtu edhe në të gjithë rrugët e kryeqyteteve të modës!

 

#6  Kombinoni çorapet me këpucët


Ndonëse këtë marifet e dimë të gjithë, e rëndësishme është të eksperimentoni me ngjyra dhe material të ndryshme. Ashtu si tek Loewe dhe Hermes.

 

#7 Futni vetëm një pjesë të këmishës


Vetemens na tregon edhe njëherë sa bukur duket një këmishë kur e stilon në këtë formë.

 

#8 Sweatshirt që shërben si fustan


Ky është trendi i momentit jo vetëm tek pasarelat e Public School dhe Vetements, por edhe jashtë tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0040378570556641