Pothujase në pjesën më të madhe të vendit do nisin shirat. Banorët e disa qarqeve do të shpëtojnë nga vapa. Bëhet fjalë për ata që jetojnë në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Sipas sinoptikanëve reshjet priten të jenë mesatare të shoqëruara dhe me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet priten të jenë të dobëta.
Për pasojë dhe temperaturat do të pësojnë ulje.
Ja sa do jenë sot temperaturat minimale dhe maksimale:
-në bregdet: 22 - 30 °C
-në vendet e ulëta: 21 - 30 °C
-në vendet malore: 17 - 22 °C
Ndërkaq era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.