Të gjithë atyre që u ka munguar seksi, gjaku dhe dragonjtë e Games of Thrones, do t’ju duhet të presin edhe një muaj për rikthimin e serialit.
Për t’jua mbushur kohën e pritjes ju sjellim 17 fakte për fenomenin më të jashtëzakonshëm të këtyre viteve të fundit.
1. Ka një skenë që nuk është shfaqur.
Piloti i parë, i xhiruar nga regjizori i Spotlight, Tom McCarthy, ishte kaq i tmerrshëm sa duhej të ribëhej. “Bëmë gjithçka gabim në një nivel shumë fillestar të të shkruajturit,” thotë bashkëkrijuesi i shfaqjes David Benioff për Variety. Një nga problemet më të mëdha? Asnjë nga miqtë që ai dhe Weiss kishin ftuar për të parë pilotin “nuk e kuptuan që Jaime dhe Cersei ishin motër e vëlla, që është në fakt një moment shumë delikat të cilin dështuam ta realizonim.”
2. Catelyn Stark dhe Daenerys Targaryen fillimisht u realizuan nga aktorë të tjerë.
Në xhirimin origjinal, Stark dhe Daenerys Targaryen luheshin nga Jennifer Ehle dhe Tamzin Merchant dhe teksa kishin filluar xhirimet u zëvendësuan nga Michelle Fairley dhe Emilia Clarke. George R.R. Martin, i cili shkruajti serinë e librave mbi të cilët bazohet seriali Game of Thrones, duhej të shfaqej një moment në ditëlindjen e Daenerys dhe Khal Drogo.
3. Ka patur përpjekje të mira për pjesëmarrje në serial.
Ehle dhe Merchant nuk ishin të vetmit që mund të kishin qenë pjesë e serialit Game of Thrones. Gillian Anderson e refuzoi rolin e paspecifikuar në serial siç bëri edhe Dominic West. Sam Claflin bëri një audicion për rolin e Jon Snow dhe Viserys Targaryen dhe Sam Heughan aplikoi për një sërë rolesh duke përfshirë Renly Baratheon dhe Loras Tyrell, shtatë herë.
4. Peter Dinklage mendonte se seriali do të anullohej.
Pasi u realizua xhirimi i parë, David Benioff bëri shaka duke i thënë Peter Dinklage se shfaqja do të anullohej. Kjo ndodhi gjashtë orë përpara se Dinklage të zbulonte të vërtetën.
5. Sansa Stark e adoptoi “ujkun” me të vërtetë.
Sophie Turner, e cila luan rolin e Sansa Stark, e adoptoi Zunni, qenin Inuit të Veriut i cili gjatë serive të sezonit të parë është miku i saj. “Teksa rritesha gjithnjë kam dashur një qen por prindërit e mi nuk pranonin,” tha Turner për Coventry Telegraph në vitin 2013. “Ne ramë në dashuri me “ujkun” e famshëm të setit. Pas xhirimeve mamaja ime bëri çdo përpjekje për të na lejuar ta adoptonim.”
6. Dothraki është një gjuhë e vërtetë.
Në vitin 2014, Living Language hapi një kurs gjuhe kontraversiale që ndihmon këdo që është i interesuar të flasë si Khal Drogo. Kursi u krijua nga studiuesi i gjuhëve David J. Peterson, i cili punoi në bashkëpunim me HBO për të krijuar gjuhën Dothraki.
7. Një sërë karakteresh kanë ndryshuar aktorët respektivë.
Një sërë karakteresh kanë ndryshuar më shumë se një aktor në xhiron e sezoneve të serialit. Ndër ta janë edhe Daario Naharis, Tommen Baratheon dhe motra e tij Myrcella, Gregor Clegane dhe Ian Whyt.
8. Daenerys Targaryen fillimisht kishte sy në ngjyrë vjollcë.
Në libra, pjesëtarët e familjes Targaryen shquhen për ngjyrën e argjendtë të flokëve dhe sytë në ngjyrë vjollcë. Gjatë xhirimeve, Daenerys (Emilia Clarke) dhe Viserys (Harry Lloyd) Targaryen fillimisht vinin lente në këtë ngjyrë, por Benioff dhe Weiss vendosën që ndikonin negativisht në aftësinë e aktorëve për të përçuar emocione.
9. Një sërë karakteresh të vdekur në serial vazhdojnë të jetojnë në libra.
Një sërë karakteresh vazhdojnë të jetojnë në librat e Martin por kanë vdekur në shfaqje. Këtu përfshihen: Shireen dhe Stannis Baratheon, Pyp dhe Grenn, Barristan Selmy, Myrcella Baratheon, dhe Mance Rayder.
10. Shkrepja e armës mbi zemrën e kalit ishte një eksperiencë e tmerrshme.
Zemra e kalit që duhet të hante Daenerys në sezonin e parë ishte në fakt një karamele e madhe. Për ta bërë skenën më të shpifur kishte shumë gjak të rremë që bëri që Clarke të qendronte në tualet gjithë ditën.
11. Njerëzit po u vënë fëmijëve emra karakteresh nga seriali.
Në vitin 2014, emri “Khaleesi” ishte emri i 755-të më i famshëm për vajza duke u ngritur nga vendi 1021 i vitit 2013. Në Angli, emrat Khaleesi, Arya, Tyrion, Brienne, Sansa, Bran, Sandor, dhe Theon janë shtuar shumë që nga sezoni i parë i serialit Game of Thrones.
12. George R.R. Martin ua la në dorë drejtuesve të shfaqjes të vendosnin kush ishte mamaja e Jon Snow.
“Kush është mamaja e vërtetë e Jon Snow?” “Ishte më shumë si pyetje provimi,” pranon Benioff. “Praktikisht ishte e tillë: “Mendoje. Dua që përshtypja jote të jetë inteligjente dhe e bazuar në fakte,’” shton Weiss. “E kishim diskutuar. Patëm një bisedë dy-orëshe në lidhje me të.”
13. Një aktor ka luajtur katër role.
Aktori britanik dhe performuesi i akrobacive Ian Whyte ka luajtur katër role të ndryshme në serialin Game of Thrones.
14. Ramsay Snow për pak mori rolin e Jon Snow.
Iwan Rheon mendohej të luante rolin e Jon Snow. Roli i kaloi Kit Harington, dhe Rheon pranoi të luante rolin e djalit sadist të Roose Bolton, Ramsay.
15. Është shfaqja më e shkarkuar për katër vite rrjesht.
Sipas TorrentFreak, Game of Thrones ishte shfaqja më e piratuar e viteve 2012, 2013, 2014 dhe 2015. Në vitin 2015 kishte më shumë se dyfishin e shkarkimeve të jashtëligjshme të shfaqjes deri në atë pikë më të piratuar, The Walking Dead.
16. Sean Bean bëri pak qejf me kokën e tij të prerë.
Aktori Sean Bean kujton që, ndërkohë që ishte në sheshxhirim, ai luajti me kokën e tij të prerë si të ishte top futbolli.
17. Drejtuesit e shfaqjes e dinë se si do të përfundojnë librat.
Martin i tha Weiss Benioff se si do të përfundojë shfaqja. “Vitin e shkuar vendosëm të uleshim bashkë në Santa Fe dhe të flisnim me Martin për mënyrën si po shkojnë gjërat,” thotë Benioff për Vanity Fair. “Kur e di fundin, mund të përgatitësh terrenin për mbylljen madhështore. Duam të dimë se si planifikohet të përfundojë gjithçka. Duam të jemi në gjendje të shohim rrjedhën e gjërave. Kështu që thjesht u ulëm dhe diskutuam në lidhje me secilin karakter.”