Gjashtë fëmijë teksa kanë shkuar për tu argëtuar në një pishinë kanë pësuar lëndime.
Ata i përkasin moshës nga 14-16 vjeç. Fëmijët u rrëzuan në trampolinën e pishinës dhe u rrëzuan, duke pësuar gërvishtje në trup, ndërsa njëri prej tyre ka thyer dorën. Ka qenë ndërhyrja e prindërve që nxituan tek fëmijët duke u ardhur në ndihmë. Ata janë dërguar në spital dhe për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.