INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa këshilla si

Disa këshilla si "ta lini pa fjalë" që në takimin e parë

Publikuar më: 15:25 01-06-2017

Është e thjeshtë që t'i bëni përshtypje dikujt që në takimin e parë, por të jeni të paharrueshëm nuk është dhe aq.

Por kjo nuk është e pamundur. më poshtë janë disa nga mënyrat se si mund ta arrini këtë.

1.Mbani bisedën gjallë
Është e lehtë të qëndroni me dikë dhe të mos flisni, por kjo nuk u jep mundësinë të mbaheni mend thotë Julian Reisinger një ekspert takimesh. Mos e lejoni frikën t'ju pushtojë dhe mos t'ju ndalojë të ndani eksperiencat dhe mendimet tuaja apo të bëni pyetje.

2.Jini të hapur, kundër rrymës dhe të sinqertë
Shumica e njerëzve përpiqen të mos shkojnë kundër rrymës në takimin e parë pasi qëllimi është që t'i pëlqejnë personit tjetër. Mirëpo nëse mbani qëndrimin tuaj për diçka edhe pse ai bie në kundështim, ju bën të paharrueshme. Reisinger thotë se njerëzit pëlqejnë ekstremet, por jo mediokritetin kështu që më mirë të mos ofendoni askënd.

3.Përpiquni të jeni jo i zakonshëm
Përpiquni të thyeni disa norma kulturore në mënyrën më pozitive të mundshme. Reisinger sugjeron një përgjigje sa më të bukur dhe me humor edhe për pyetjet më të thjeshta si për shembull "Si jeni?".

4.Përdorni gjuhën e trupit
Rob Riker thotë se gjuha e trupit nuk ju bën vetëm të ndiheni mirë, por edhe të paharrueshëm. Për të bërë këtë, themeluesi i blogut "The Social Winner" sugjeron një shtrëngim duarsh të fortë, mbajtja e kontaktit me sy dhe qëndrimin drejt.

5.Përfshini emocionet
Kjo këshillë vjen bazuar në shprehjen e famshme të Maya Angelou që thotë: ""Unë kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë, do të harrojnë atë që keni bërë, por nuk do të harrojnë kurrë se si i keni bërë të ndihen". Kështu që mënyra më e mirë për të bërë përshtypje është që t'i bëni njerëzit të ndjejnë diçka. Si mund ta bëni këtë në një bisedë të rastit? Duke e bërë personin tjetër të qesh, duke bërë "padashje" një gabim dhe duke kërkuar falje, apo duke diskutuar me të një temë të nxehtë.

6.Dëgjoni me vëmendje personin tjetër
Kur dëgjoni personin tjetër përpiquni të jeni sa më të vëmendshëm dhe të angazhuar. "Njerëzit më popullor dhe të paharrueshëm në botë janë ata që na japin vëmendjen e plotë," thotë gazetari Becky Blanton. Megjithëse të jesh gjithë kohës i vëmendshëm mund të jetë e vështirë, duhet të kuptoni që jo i bën ata të ndihen të rëndësishëm dhe do t'ju mbajnë mend.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986