INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa këshilla si të flini më lehtë në këto ditë të nxehta vere

Disa këshilla si të flini më lehtë në këto ditë të nxehta vere

Publikuar më: 10:24 27-07-2016

Gjumi është pjesa më e rëndësishme për shëndetin. Të flesh mirë sipas shkencëtarëve në Britaninë  e Madhe, do të thotë që të përballosh çdo sëmundje apo problem me shëndetit.

Por në këto ditë dhe netë të nxehta vere, sigurisht gjumit tuaj i shkaktohen mjaft probleme. Për këtë arsye ju kemi përgatitur disa këshilla, se si t’ia bëni me gjumin këto ditë:

Merreni një shishe të ftohtë në shtrat

Ditëve të dimrit, një shishe me ujë të nxehtë është shpesh zgjidhje kundër temperaturave të ulta, atëherë tani provoni të kundërtën. Një shishe me akull futeni në një qese që të mos laget shtrati dhe pastaj vendoseni në shtrat para se të shtriheni që shtrati të jetë i freskët.

Një gotë me ujë

Ditëve të nxehta është mirë të pini ujë gjatë gjithë kohës për të shmangur dehidratimin, duke mos përjashtuar edhe kohën e gjumit. Mbani një gotë ose shishe me ujë afër shtratit, kështu që niveli i ujit të jetë në rregull para dhe gjatë gjumit nëse zgjoheni.

Qëndroni larg alkoolit

Gjatë verës, pija gjatë natës bëhet mjaft joshëse, por kjo i bën dëm trupit dhe gjumit tuaj. Alkooli ndikon në dehidratim e kështu trupi pëson mbinxehje. Edhe nëse pini, atëherë mes çdo gote me alkool, pini edhe një tjetër me ujë, që të mbani balancin në organizëm.

Bllokoni rrezet e diellit

Bllokimi i rrezeve të diellit, e mban dhomën më të freskët dhe kështu nuk do të keni probleme me gjumin.

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389