INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa këshilla si të ruani një lidhje në distancë

Disa këshilla si të ruani një lidhje në distancë

Publikuar më: 11:30 17-03-2017

Kanë ardhur kohë të vështira...

Në kohët e sotme ndodh shpesh që çiftet të jetojnë për një kohë të caktuar larg-njëri tjetrit, për arsye kryesisht që lidhen me punën ose studimet.

Duke marrë parasysh se një marrdhënie në largësi nuk është asnjehërë e lehtë, në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla se si ta mbani lidhjen tuaj sa më të afërt edhe pse mund të jeni larg njëri-tjetrit.

1. Flisni sa më shpesh me njëri tjetrin
Sot interneti dhe rrjetet sociale e kanë bërë të mundur komunikimin sa më të shpeshtë e në kohë reale. Prandaj përpiquni që të flisni sa më shpesh me njëri-tjetrin duke përdorur edhe video në mënyrë që ta ndjeni sa me pranë partnerin tuaj.

2. Mos u përqëndroni tëk gjerat që ju ndajnë
Të dy do të vuanit më shumë nëse do të përqëndroheshit tek gjërat që ju ndajnë apo që nuk i bëni dot bashkë. Fokusohuni tek ndjenjat tuaja dhe përpiquni ti gjendeni pranë njëri-tjetrit pavarësisht largësisë.

3. Mos ngurroni të shprehni ndjenjat tuaja
Partneri juaj ka të drejtë të dijë ndjenjat tuaja, prandaj mos ngurroni ti ndani ato me të. Shprehni edhe shqetësimet e ndryshme në mënyrë që partneri të ketë mundësi tju këshillojë dhe tju qëndrojë pranë.

4. Takohuni rregullisht
Takimet nga afër janë të rëndësishme per të mbajtur një marrdhënie të shëndetshme. Pavarësisht se sa larg jetoni nga njëri-tjetri, mundohuni që të takoheni në mënyrë, pasi ideja e një dite fikse kur do të takoheni e bën më të lehtë pritjen.

5. Bëni diçka bashkë
Ju mund të shikoni të njëjtin film, të hani ushqimin tuaj të preferuar, të lexoni të njëjtin libër etj. Gjthashtu mund të dilni edhe të bëni “shopping” bashkë apo çdo lloj aktiviteti tjetër, duke ndezur videon dhe duke transmetuar live momentet tuaja. Kjo do të bëjë që të largohen disi barrierat e largësisë dhe do të ndiheni shumë më pranë njëri tjetrit.

6. Mos gënjeni
Gëneshtrat do të ndikonin shumë negativisisht edhe pse ju ndodheni larg njëri tjetrit. Nëse keni vendosur të shkoni në një Party me miqtë, atehërë trgojini partnerit tuaj, pasi nëse do ta gënjeni dhe partneri do të mësojë të vërtetën, mund të mendojë gjëra që nuk kanë lidhje me realitetin dhe marrdhënia juaj do të ftohej. Pastaj mos harroni se sot falë mediave sociale, mund të merret shumë më lehtë vesh nëse e keni gënjyer, pasi një mik apo mikesha juaj mund të hedhë një foto tuajën në “Instagram”apo “Facebook”!

7. Mos u bëni xhelozë
Xhelozia do të ndikonte negativisht në një situatë kur ndodheni larg njëri tjetrit. Ju duhet ti besoni partnerit tuaj dhe ta bëni atë të ndihet i lirë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040020942687988