INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa kolegë ju acarojnë? Bëni këto gjëra sa më shpejt!

Disa kolegë ju acarojnë? Bëni këto gjëra sa më shpejt!

Publikuar më: 12:03 27-11-2018
Në ambjentin e punës ju kaloni pjesën më të madhe të kohës, prandaj duhet të silleni në mënyrën e duhur me kolegët tuaj.
Ata mund t’i keni edhe miq, por në shumicën e rasteve duhet të ruani një  marrëdhënie të mirë. Ja disa mënyra, sipas intv.al si duhet të silleni me ta:
 
1. Bëhuni të kuptueshëm
Një ndër problemet më të mëdha është fakti se ndonjëherë harroni ta mirëkuptoni kolegun tuaj. Më pas, nisin keqkuptimet dhe ndikon në atmosferën në punë.
2. Tregoni mirësjellje
Secili kalon ditë të mira dhe të këqija, por gjithmonë duhet të tregoheni të buzëqeshur dhe të respektoni kolegët tuaj të punës. Kjo do ndihmojë të krijoni marrëdhënie të mira.
3. Bashkëpunoni
Në punë duhet ta keni frymën e bashkëpunimit, pra ta ndihmoni njëri-tjetrin. Të gjithë e keni të lidhur punën, prandaj nuk do fitoni gjë duke i mbajtur gjërat për vete. Duhet të kuptoni se në fund, sipas intv.al  puna në bashkëpunim të mirë do japë më shumë produktivitet.
4. Përshtatuni
Nëse arrini të përshtateni, do përfitoni shumë gjëra në vendin e punës më kolegët tuaj. Secili ka tipin e vet, por mos harroni se jeni në pun, nuk keni dalë për t’u argëtuar me miqtë tuaj.
5. Vlerësoni kolegët e punës
Ju duhet t’i jepni  suport njëri-tjetrit që puna të dalë sa më mirë. Në këtë mënyrë do mbështesni veten tuaj dhe ata.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.003774881362915