Goxha i bujshëm ishte lajmi në shtypin rozë, kur para disa kohësh Cozman dhe Skivi u ndanë nga grupi Babastars, i cili drejtohet nga Getoar Selimi, i njohur me emrin Ghetto Geasy.
Lidhur me deklaratat për këtë ndarje të tyre, dy reperët u shprehën se ata nuk ndiheshin më mirë në labelin e famshëm duke përdorur edhe fjalë të rënda, ndërsa Getoari nuk ka preferuar ta komentojë këtë vendim, por vetëm duke thënë në “Xing Me Ermalin”, se ka njerëz që nuk ndihen “Babastars” mjaftueshëm.
Pak muaj pas ndarjes ishte Stivi ai që hodhi i pari këngë në tregun muzikor, ndërsa nga Cozman nuk dëgjonim ende ndonjë të re.
Por, reperi ka marrë një vendim të ri dhe është rikthyer në studio. Ai i ka bërë të gjithëve të ditur se është duke punuar një këngë të re, e cila do të vijë shumë shpejt dhe ne mezi po presim ta shohim në këtë aventurë të re.