INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa nga arsyet pse duhet ta falni ish-in

Disa nga arsyet pse duhet ta falni ish-in

Publikuar më: 18:32 11-07-2016

Dikur, pritej që ndarja nga bashkëshortët të krijojë një armiqësi deri në fund të jetës. Shumica dëshirojnë të kenë një ndarje shoqërore, por emocionet si mllefi, pikëllimi, frika dhe humbja e besimit ndarjen mund ta bëjnë më të vështirë.

Nëse nuk ballafaqoheni me këto, mund të ketë probleme më të mëdha e njëri prej tyre është qasja jonormale në pjesëmarrjen dhe bashkërritjen e fëmijëve. Falja mund të duket si gjëja e fundit, të cilën do të dëshironit ta konsideroni me ish-partnerin, por këtu ju paraqesim disa nga arsyet pse do të duhej ta bëni një gjë të tillë, pra ta falni partnerin tuaj!

-Falja ju shkon ju në dobi, e kurrsesi partnerit tuaj. Madje, edhe atëherë kur nuk ia dilni ta bëni një gjë të tillë, nuk është nevoja t’ia thoni me fjalë, por këtë ta shprehni dhe ta tregoni me veprimet tuaja.

-Falja nuk do të thotë se ju po miratoni sjelljen jo të mirë, e po ashtu kjo kurrsesi se nuk do të thotë se ju do ta harroni atë që tashmë ju ka ndodhur. Kjo do të thotë se ju tashmë jeni pajtuar me situatën aktuale dhe se jeni aq të pjekur dhe të aftë saqë të kaluarën ta lini pas shpinës.

-Procesi i faljes mund ta eliminojë ndjenjën e të qenit të pafuqishëm. Nëse ndiheni si viktimë, në momentin kur ta keni falur ju do të dilni fitues.

-Falja ju mundëson që të liroheni nga emocionet, përfshirë ndjenjën e fajit, mllefit dhe pikëllimit. Falja ju ofron mënyrën që t’i pranoni gabimet, të shëroheni prej tyre dhe të vazhdoni tutje.

- Mllefi dhe indinjata janë helmuese, si për ju po ashtu edhe për personat të cilët ju rrethojnë. Pa marrë parasysh se sa e arsyeshme mund të jetë, konfrontimet nuk shkojnë në dobi të askujt. Me mijëra studime dhe hulumtime e kanë vërtetuar se mllefi dhe indinjata janë të dëmshme si për lumturinë po ashtu edhe për shëndetin tuaj.

-Hulumtimet e shumta për shkurorëzimet e kanë vërtetuar se ai mund të jetë njëri nga ndikimet më të vështira te fëmijët. Mënyra më me pak dhimbje është që ta tejkaloni konfrontimin dhe kështu do t’i mbroni ata.

-Hakmarrja më e mirë është jeta e lumtur. Oskar Uajld dikur thoshte: “Gjithnjë i fal armiqtë, sepse asgjë më shumë nuk i lëndon sesa vetë falja”.”Gjithnjë i fal armiqtë, sepse asgjë më shumë nuk i lëndon se sa vetë falja”

Article Logic
Execution time: 0.0020201206207275