INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa nga arsyet se përse Policia ndalon protestën e opozitës para Parlamentit…

Disa nga arsyet se përse Policia ndalon protestën e opozitës para Parlamentit…

Publikuar më: 13:07 03-03-2019

Policia e shtetit ka refuzuar kërkesën e partisë Demokratike, për të protestuar para parlamentit më datën 5 Mars, në orën 09:00, ashtu siç subjekti opozitar kishte kërkuar lejë më përpara.

Dhuna e ushtruar ndaj anëtarëve të Parlamentit, dhuna ndaj punonjësve të policisë, duke përdorur edhe mjete të forta, thirrjet me përmbajtje dhune nga ana e organizatorëve, janë disa nga arsyet që Policia e Shtetit ka renditur në letrën ku refuzon lejen për tubimin.

“Kërkesa juaj për tubim para parlamentit, cënon sigurinë e Institucionit me Rëndësi të Veçantë, siç është Kuvendi i Shqipërisë, pengon hyrjen në të të deputetëve, administratës dhe punonjësve të tjerë, vë në rrezik jetën e tyre dhe pengon zhvillimin e punimeve të parashikuara për në orën 10:00 të kësaj date, ndaj ndalohet zhvillimi i tubimit tuaj në vendin që keni kërkuar”, thuhet në letrën e policisë.

Kjo e fundit fton opozitën që të protestojë paqësisht në një tjetër hapësirë, ndërsa kujton se në rast të shkeljes së vendimit të saj, organizatorët do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.

Por nga ana tjetër, PD e ka cilësuar vendimin e policisë për moslejimin e protestës si një shkelje të Kushtetutës.

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814