INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Disa nga bashkitë në vend drejt “falimentimit”[VIDEO]

Publikuar më: 09:36 05-09-2018

Kontolli i Lartë i Shtetit ka nisur të auditojë financat e bashkive në vend. Së fundmi ka përfunduar inspektimet në dy prej tyre në atë të Lezhës dhe Lushnjës, të cilat sipas analizës janë në një situatë të rrezikshme borxhesh. Kjo situatë i çon ato drejt “falimentimit”. Po për të mos arritur në këtë pikë kanë një shans të dytë. 

KLSH ka rekomanduar që të ngrihen grupe pune dhe të hartohen plane për zgjidhje. Në Bashkinë Lezhë, KLSH ka konstatuar se nuk janë analizuar detyrimet ndaj të tretëve dhe nuk janë marrë masa për shlyerjen me përparësi të detyrimeve të prapambetura që kanë tendencë të rriten.
Në fund të vitit 2017 janë afro 680 mijë lekë, detyrime ndaj të tretëve dhe ato janë rritur nga 2015 me 52%. Nga situata e rëndë finaciare mund të shpëtojë vetëm nëse në buxhetin vjetore 2019, do të planifikojë fondet për mbulimin e detyrimeve ndaj të tretëve me qëllim përmirësimin e performancë në planifikimin. E njëjta situatë paraqitet edhe në Bashkinë e Lushnjës ku detyrimet ndaj të tretëve për furnzimin me mallra e shërbime kapin vlera qindramilionëshe dhe mbi të gjitha janë detyrime që nisin që nga një dekadë më parë. Në raportin e KLSH citohet se nëse këto dy bashki nuk dalin nga kjo gjëndje, atëherë ato mund të hyjë në situatën e paaftësisë paguese, deri në rrogat e punonjësve.

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059