INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa nga sekretet e avionit presidencial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Disa nga sekretet e avionit presidencial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Publikuar më: 11:35 03-08-2019

Nëse përmendim “Air Force One”, shumëkush prej nesh di të përgjigjet me të parën se bëhet fjalë për avionin personal të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avioni më i famshëm në botë, gjithsesi ka edhe disa sekrete, ose më saktë fakte të patreguara për publikun e gjerë.

1.Sipërfaqja prej rreth 370 metrash katrorë – “Air Force One” është më shumë sesa thjesht i madh. Po, është mjaftueshëm i madh sa për të qenë një shtëpi, që ofron hapësira për të gjithë zyrtarët qeveritarë, gazetarët, bagazhet e cilitdo prej tyre, veçanërisht të Zonjës së Parë.

2. Ai është trikatësh –Presidenti futet në katin e dytë, ndërsa gazetarët qëndrojnë në katin e parë.

3. Jo një, por dy “B747” për Presidentin e SHBA – A e dinit se ekzistojnë dy avionë “Air Force One”? Epo mësojeni, nëse jo. Avioni i dytë “747-200B” zakonisht ndjek atë të parin dhe ofron mbulim rezervë. Presidenti mund të udhëtojë me cilindo prej tyre, në varësi të situatave.

4. Një minispital në bord – Nëse dikush në bordin e avionit do të pësojë ndonjë dëmtim apo sëmundje të papritur, në gatishmëri është një staf i tërë mjekësor që ofron shërbime të ndryshme.

5. Sa i shpejtë është “Air Force One”? – “Boeing 747” është i aftë të fluturojë me shpejtësi mbi 650 milje në orë (mbi 1.000 km/h). Ai besohet të ketë fluturuar edhe më shpejt sesa 700 milje në orë (mbi 1.100 km/h) në të kaluarën.

6. A është “Air Force One” rezistent ndaj një sulmi bërthamor? – Sigurisht! “Air Force One” është njëkohësisht edhe një fortesë mbrojtjeje antibërthamore.

7. I pakapshëm nga radarët – Kur njerëzit e përshkruajnë “Air Force One” si një “Shtëpi e Bardhë në fluturim”, kjo vjen për shkak se avioni është si një tank.

8. Sa persona mund të ngjiten në bordin e “Air Force One”? – Deri në 70 persona mund të udhëtojnë njëkohësisht në momentin e ngritjes së tij për fluturim.

9. Hapësira ajrore përreth aeroportit bllokohet disa minuta përpara se “B747” të mbërrijë, e deri në disa minuta pas uljes së tij.

10. Barra për taksapaguesit – Kostot e mirëmbajtjes së “Air Force One” janë tejet të larta. Presidentit mund t’i kushtojë ndoshta më shumë se 250 mijë dollarë një udhëtim i shkurtër brenda Amerikës

Article Logic
Execution time: 0.0048949718475342