INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa sekrete si të dukesh më i paraqitshëm në veshjen tënde.

Disa sekrete si të dukesh më i paraqitshëm në veshjen tënde.

Publikuar më: 11:06 01-10-2018

Askujt nuk i pëlqen një tip që hapet ose që përpiqet të hiqet si dikush që nuk është.
Por, nuk ka asnjë arsye pse ti nuk mund ta perfeksionosh stilin tënd. E gjitha çfarë duhet janë disa këshilla nga meshkuj të cilët e kuptojnë trendin e momentit dhe kujdesen për detajet e tyre.

E vetmja gjë ku ata ngulin këmbë është se vetëbesimi është ai që do i japi më shumë shkëlqim paraqitjes tuaj.

Ja kush janë truket, që do ju bëjnë më të paraqitshëm, sipas faqes së njohur D’MARGE.

Xhinset e grisura janë trend-i i momentit

xhinset_e_grisura.jpg

Ndërkohë që xhinset e gjera është një nga 9 gjërat që ju patjetër duhet t’i digjni në garderobën tuaj, një palë xhinse të grisura, që kombinohen me çdo veshje do i japin paraqitjes tuaj një stil rrugësh dhe zotërinjsh në të njëjtën kohë.

Mos kini frikë nga bizhuteritë në kombinim me xhaketën tuaj

xhaketa_me_byrzylyk.jpgPhotos

Më përpara, këtë kombinim bizhuterie e shihnim tek Xhek Sparrou në filmin “Piratët e Karaibeve”, i cili për herë të parë tejkalonte kombinimin e zakonshëm me ora dhe unaza.

Lista e bizhuterive për kombinim është e thjeshtë: unaza, zinxhirë dhe byrzylykë. Shikoni për lëkurë dhe rripa të lezetshëm tek byrzylykët. Shikoni për argjend dhe sermë tek zinxhirët, ndërsa tek unazat fokusohuni tek ato rrethore dhe të thjeshta.

Përthyeni pantallonat

perthyerja.jpg

E keni parë tek njerëzit në rrugë, në pasarela, nëpër bare, por kurrë nuk e keni bërë atë vetë. Po flasim për përthyerjen e xhinseve dhe pantallonave.

Që të jemi të qartë, kjo nuk është e aplikueshme tek të gjitha kostumet dhe pantallonat, duke marrë parasysh gjatësinë e tyre dhe mundësinë që ato të japin për përthyerje.

Gjurmoni atletet më të veçanta

atletet.jpg6

Nuk ka ndjesi më të mirë se njerëzit që të ndalojnë në rrugë dhe të pyesin, “ku i ke marrë atletet e reja?”. Dhe nuk ka ndjesi më të keqe se dikush që merr një palë atlete Valentino ose brand-i të njohur dhe më pas sheh që dikush tjetër ka po të njëjtat palë me ty.

Përzgjidhni me kujdes xhaketat sportive

xhakete_sportive.jpg

Stili i meshkujve është shumë hibrid dhe shpeshherë kontradiktor prandaj, duhet të keni parasysh në mendje që në çdo event duhet ti përshtateni kodit. Xhaketat sportive janë e kundërta e atyre formale dhe mund t’i japin look-ut tuaj një paraqitje disi rebele dhe tërheqëse në të njëjtën kohë.

Ju duhet të perfeksioni artin e të kombinuarit këto xhaketa me pantallona dhe bluze, në mënyrë që të dukeni sa më kreativ në veshjen tuaj.

Fjala e fundit

foto_fundit.jpg

Këshillat janë të një kategorie specifike dhe qëllimi është që t’ju çojë në drejtimin e duhur drejt paraqitjes tuaj. Këto këshilla nuk duhet të merren si thashetheme.

Gjithmonë shiko për mënyra se si mund të pëmirësosh paraqitjen tënde të përditshme dhe mos harro që vetëbesimi është gjithçka.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543