INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa shenja që ai po ju përdor, por ju thjesht nuk po e kuptoni

Disa shenja që ai po ju përdor, por ju thjesht nuk po e kuptoni

Publikuar më: 15:17 22-06-2017

Nëse keni një ndjesi se ai është duke ju përdorur, atëherë kjo nuk është një marrëdhënie e shëndetshme ku ju duhet të qëndroni.

Më poshtë gjeni 10 shenjat që tregojnë se ai po ju përdor ose për paratë tuaja ose për marrëdhënie seksuale ose thjesht si një vend ku mund të përplaset kur ka probleme. Mos harroni që meritoni më shumë sesa një njeri i tillë.

1- Ju jeni ajo që paguan sa herë që dilni
Ndonëse supozohet se duhet të jetë mashkulli ai që paguan në fillim, ju e gjeni veten duke paguar rregullisht për të dy. A është ky rast edhe në lidhjen tuaj? Epo kjo është një ndër shenjat më të rëndësishme që tregon se ai po ju përdor. Është më normale të ndani faturën në gjysmë sesa të jeni ju e vetmja që nxjerr portofolin dhe paguan çdo herë.

2- Ai është i disponueshëm kur i duhet diçka nga ty

Çfarë mund të thoni për disponibilitetin? A ju ndodh shpesh të kuptoni se ai është në dispozicionin tuaj sa herë ka nevojë për diçka nga ju? Përfundmisht edhe kjo është një shenjë përdorimi. Në fund të fundit, asnjë nuk e do një partner të tillë. As ti besoj!

3- Është i varur financiarisht nga ju

Jo vetëm që ju paguani për çdo gjë, po në fakt ai është financiarisht i varur nga ty. Ai pret që ju të paguani gjithë faturat e madje nuk kontribuon as në faturat mujore që janë të përbashkëta. Kjo është një shenjë që ai është duke ju përdorur dhe ju s'duhet ta pranoni këtë.

4- Shantazh emocional

A është i dashuri juaj duke ju fajësuar vazhdimisht për gjërat që shkojnë keq në jetën e tij? A ju thotë ai vazhdimisht se është faji juaj se përse ai nuk ka një punë apo nuk ka një drejtim të caktuar në jetën tuaj? Kjo është një shenjë e dashur dhe ti nuk duhet të qëndrosh as edhe një minutë më tepër në këtë lidhje.

5- Ai nuk ju blen kurrë diçka

Ju i blini vazhdimisht gjëra atij por ai kurrë nuk bën të njëjtën gjë? Nëse kjo ndodh kjo është një shenjë e keqe sepse në fund të fundit ai është i dashuri juaj dhe duhet t'i kushtojë rëndësi dhuratave.

6- Ai nuk i merr kurrë në konsideratë ndjenjat e tua

A i llogarit ndonjëherë ndjenjat e tua, partneri juaj? A ka menduar ndonjëherë ai se si ju bën ju kjo të ndiheni? Merrni në konsideratë këtë sinjal!

7- Vjen në shtëpi vetëm natën

Nëse vini re këtë shenjë të i dashuri juaj, kjo është sigurisht një flamur i kuq për lidhjen tuaj. Ndonëse është një sjellje tipike për disa meshkuj që kthehen në shtëpi vonë pas një nate mes miqsh, nëse kjo bëhet e zakonshme atëherë është qartësisht e kuptueshme se ai ju do vetëm për një gjë!

8- Ai nuk ju shfaq kurrë në publik

Të njohësh dikë, sidomos në fazat e para, nuk duhet bërë në fshehtësi të plotë nëse rrethanat nuk janë të rrezikshme. Partneri juaj duhet të ndihet rehat kur ju shohin me të, pak rëndësi ka nëse është ditë apo natë. Gjithsesi, nëse ai insiton për një lidhje të fshehtë, dijeni se kjo do t'ju penalizojë herët apo vonë.

9- Ai nuk ju ka në plan gjatë ditës

Nëse një mashkull është i interesuar t'ju njoh, ai do të bëjë çdo përpjekje vetëm për t'ju parë apo për t'ju takuar. Nëse vini re e ai as nuk e lëviz gishtin që ju të kaloni kohë bashkë atëherë mos e anashkaloni.

10- Ai nuk ka asnjë plan t'ju prezantojë te miqtë apo familja

Epo të gjithë e dinë se hapi tjetër në një lidhje serioze është takimi me miqtë dhe familjen e tij. Megjithatë, nëse partneri juaj i vjen rrotull kësaj çështjeje dhe përpiqet të ndryshojë temë, kjo është një shenjë se ju nuk jeni pjesë e planeve të tij të së ardhmes.

Article Logic
Execution time: 0.0041341781616211