INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa simptoma të shëndetit që ju nuk duhet ti injoroni!

Disa simptoma të shëndetit që ju nuk duhet ti injoroni!

Publikuar më: 15:52 16-06-2019

Shpesh simptoma të lehta në shëndet mund të jenë tregues të një sëmundjeje të rëndë. Për të evituar më të keqen është mirë që të kontaktoni sa më shpejt mjekun. Më poshtë disa simptoma në dukje të zakonshme por që fshehin sëmundje.

 

Kruarja e lëkurës
Kruajtja e lëkurës shpesh rrjedh si reagim ndaj irrituesve të jashtëm, thatësi ose edhe një djegie të lehtë nga dielli. Megjithatë, në disa raste, iritimi i lëkurës është tregues i gjendjes jo të shëndetshme të veshkave dhe mëlçisë. Sipas një studimi të fundit kruajtja e lëkurës mund të tregojë sëmundjet e gjakut duke përfshirë limfomën dhe leuçeminë, si dhe sëmundjet e mëlçisë.

Dhimbjet e qafës
Megjithëse dhimbjet e qafës shkaktohen shpesh nga stresi, qëndrimi apo gjumi i keq, një tendosje muskolore të kësaj pjese të trupit mund të jetë gjithashtu diçka shumë më e dëmshme. Sipas një studimi të vitit 2011 dhimbjet e lehta të qafës mund të tregojnë dëmtime nervore, dëmtim të palcës kurrizore, paralizë, dhe në raste të rralla vdekje.

Ndryshimet në personalitetin tuaj
Sigurisht që mund të presësh disa luhatje të humorit nga dita në ditë, në varësi të asaj që po ndodh në jetën tënde, por nëse ju ose njerëzit rreth jush, vëreni ndonjë ndryshim të papritur të personalitetit që nuk paraprihet nga një ndryshim i madh në jetë, mund të jetë për shkak për të kërkuar ndihmë të specializuar. Sipas manualit të Merck, një mjek mund t'ju ndihmojë të vlerësoni nëse fajtori është një çështje e shëndetit mendor, një efekt anësor i barnave, ose rezultat i një shqetësimi tjetër shëndetësor për trupin, siç mund të jetë niveli i ulët I sheqert në gjak apo një problem që lidhet me tiroidet.

Harresa
Gjithkush ndonjëherë harron. Por Dr. Verna R. Porter, një neurologe dhe drejtoreshë e Programit të Sëmundjeve Alzheimer në një Qendër Shëndetësore në Santa Monica, Californi, shpjegon se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm që harresa mund të kthehet në problem mendor. Mjekja Porter sugjeron që një rënie në të dyja aftësitë e inteligjencës, si gjuha, arsyetimi abstrakt, gjykimi ose kujtesa, mund të jetë një shenjë e problemeve mendore.

Ndryshimi i shkrimit të dorës
Nëse vërehen ndryshime në shkrimin e dorës mund të jetë si shkak i një çrregullimi neurologjik. Në veçanti, ndryshimet në shkrimin e dorës, mund të jenë si rezultat sëmundjes së alzheimerit, tumoreve të trurit dhe parkinsonit.

Sytë e thatë
Sytë e thatë ndonjëherë mund të jenë rezultat i plakjes, një efekt anësor i ilaçeve ose i lidhur me ndryshimin e motit. Por specialistët e fushës paralajmërojnë se syri i thatë mund të jetë gjithashtu një shenjë e degjenerimit makular, i cili është shkaku kryesori dobësimit të shikimit.  Nuk ka ende trajtim që mund rikthejë plotësisht shikimin por ka ilaçe që mund të ngadalësojnë procesin dhe të parandalojnë humbjen e mëtejshme të shikimit.

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582